21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Hoti: Kudo dhe kurdo që do opozita, do t’i takoj

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike.

Takimi u mbajt me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si edhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington, derisa u bojkotua nga VV – PDK.

- Advertisement -

Pas përfundimit të këtij takimi për media foli vetë kryeministri Hoti, derisa tha se ka marrë mbështetjen e liderëve dhe që në këtë proces do të ketë transparencë të plotë.

“Së shpejti do të raportojmë edhe në Kuvend për platformën tonë, një mundësi e mirë që është vendosur të martën e ardhshme do të raportoj do të kërkoj formalisht themelimin e Komisionit parlamentar për dialogun, nga kjo paraqitje ftoj partitë opozitare për rolin e tyre mbikëqyrëse”, tha Hoti, transmeton Indeksonline.

Kreu i Qeverisë tha gjithashtu se u ka dërguar ftesa të gjithë liderëve, por kurdo dhe kudo që ata ta shohin të arsyeshme mund të ulet të bisedojnë rreth kësaj çështjeje.

- Advertisement -

“Unë u kam dërguar ftesa të gjithë liderëve do t’u qasem edhe në ditë e ardhme kurdo që ta shohin të arsyeshme për qasjen tonë karshi dialogut ose në kryeministri ose zyrat e tyre. Me këtë transparencë ne do t’i dalim ballë dialogut.

Ftesa ka qenë si kryeministër i vendit në bazë të mandatit kushtetues që të konsultohem me kryetarë, do “ju çoj ftesa në formatin e vendin e kohën që dëshirojnë për të dëgjuar dhe një herë.

- Advertisement -

Lista Serbe s’ishte por kam pasur takim individual me përfaqësues të gjitha subjekteve politike dhe që mbështesin qasjen për dialog.

Kam pasur takim pune mëngjes me Lajçakun që kemi definuar çështje për procesin në të ardhmen që do t’i bëj të njohura edhe qëndrimet e tij dhe do t’i takoj edhe ambasadorët.

Agjenda e Uashingtonit do të bëhet e qartë, pritjet janë pozitive në procesin e dialogut”, tha Hoti.

Edhe një herë ai përsëriti se në emër të Kosovës për procesin e dialogut do të flas vetë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit