10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

AAK për marrëveshjen e Qeverisë me MCC-në: Është sukses i ish-kryeministrit Haradinaj

Rekomandime

MCC ka njoftuar se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Për këtë ka reaguar AAK duke thënë se më në fund Albin Kurti është mbushur mend.

Sipas AAK-së, ky program është aprovuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte në krye të qeverisë.

- Advertisement -

“Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Compact të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjeter sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk. Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”, thuhet në njoftimin e AAK-së./Indeksonline/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit