4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Abazi: Akuzat për Deharin nuk i kisha me VV’në, por me Molliqajn e Krasniqin

Rekomandime

Në ditën kur partia e tij e nominoi për zv.kryeministër të dytë të Kosovës, Haki Abazit i është sjellë në vëmendje një status në Facebook, i janarit të vitit 2018.

- Advertisement -

Kjo ishte koha kur kishin nisur dorëheqjet nga Vetëvendosja, por partia nuk ishte ndarë ende.

Aty, Abazi, atëherë si analist, i kishte akuzuar Dardan Molliqajn, që mbante post të lartë në Vetëvendosje, dhe Frashër Krasniqin, se mund të kenë lidhje me vrasjes e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Pa pasur dijeni për përmbajtjen e qëndrimit të Abazit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka ftuar kolegun partiak të japë sqarime.

- Advertisement -

Abazi ka thënë të martën se statusi nuk kishte të bënte asgjë me partinë që i takon tani, dhe se ishte interpretimi i një portali në atë kohë.

“Shkrimi nuk ka të bëjë kurrgjë me Vetëvendosjen. Ka të bëjë me dy emra: me Frashër Krasniqin edhe Dardan Molliqajn në atë kohë, të cilët e kanë përdorë vrasjen e Astrit Deharit, për kredi politike për veti”, ka thënë Abazi.

- Advertisement -

Fundi i vitit 2017 dhe fillimi i vitit 2018, ishte periudha kur shumica e tani zyrtarëve të PSD’së, ishin larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, përfshirë Frashër Krasniqin.

“E gjithë ajo që është përkufizuar nga ‘Zëri’, si kritikë ndaj Vetëvendosjes, ajo është veç interpretim i lirë i gazetarëve që tentojnë të bëjnë tituj bombastikë. Kur po them gazetarëve, nuk po them kolektivisht gazetarët, por ata që e kanë bërë. Ndërsa, përmbajtja e artikullit ka të bëjë me veprimet, në mënyrë të posaçme, me letrën që ka dërguar Frashër Krasniqi nga burgu, duke e keqpërdorur edhe vrasjen e Astrit Deharit”, u shpreh ai më tej.

Ish-deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi ka kërkuar nga Vetëvendosje që të distancohet qartë nga deklaratat e Abazit.

“Në kohën kur po e falin e i përulen Isa Mustafës e Skender Hysenit – që drejtonin pikat kyçe të pushtetit, kur vdiq në burg Astriti – shtizat i kanë kthyer bash kah shokët më të mirë të Astritit. Unë kam mbajtur burg me Astritin për një vepër që u dëshmua e montuar. Atëbotë, Hakiu na quante vrasës. Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen. VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet nga këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit