4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abazi godet Thaçin për situatën e krijuar: Kosova është proamerikane e proevropiane

Rekomandime

Zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka reaguar sot presidentit të shtetit, Hashim Thaçit duke thënë se nuk ka pushtet e as të drejtë kushtetuese që të luaj me fatin e Kosovës.

- Advertisement -

“Me 6 Tetor ka ndryshuar Kosova përgjithmonë. Thaçi nuk ka pushtet e as të drejtë kushtetuese, nuk mundet më të luaj me fatin e Kosovës e as popullit të Kosovës, nuk mundet më të dërgojë ushtarët e UÇK-së në Hagë, nuk mundet me copëtu Kosovën për pazaret e tij. Thaçi ka mbaruar nje kulaq tani duke futur Kosovën në eksperimente të cilat janë dëmtuese e mashtruese”, ka shkruar Abazi.

Ai ka kërkuar nga presidenti që të bëjë publik planin që ai thotë se Thaçi e ka diskutuar me vite.

“Le ta bëjë publik planin që e ka diskutuar me vite, le ta garantoj njohjen, le ta garantoj paprekshmërinë e territorit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. A mundet?! Ashtu siç garantoi vizat? Kujt i ka borxh? Kosova nuk i ka borxh! Kosova demokratike për herë të parë ka një kryeministër që asnjeherë nuk ka qenë kundër qytetarit dhe gjithmonë ka vendosur në anën e interesit të vendit dhe të kombit. Vetëm kështu bëhemi vërtet shtet”, thotë ai.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri thotë se Kosova është proamerikane dhe proevropiane.

“Thaçi ka eksperimentuar me gjykatën speciale( thikë pas shpine Amerikës) dhe ka rrëzuar qeveritë me LDK, me AAK dhe secilin partner që ka pasur. Për 7 vite ka ngociuar me Vucic dhe tani është kujtuar të ofendojë Evropën ashtu siç ofendonte Amerikën dikur. I njejti është, kryeshefi i PRONTOs që shpërdanë lajme e dëmton kundërshtarët politikë duke u shërbyer me të pavërteta dhe jo vetëm. Kosova është proAmerikane, proEvropiane dhe demokratike dhe përgjithmonë do të mbetet e tillë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit