9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ramush Haradinaj shkon në Llap për ta mbështetur kandidatin e LDK’së kundër VV’së

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Komunën e Podujevës, nga ku është takuar edhe me ish-kryetarin e kësaj komune, tash Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Te “Miftari” në Podujevë u ndalëm për një çaj me qytetarë, ku na u bashkua edhe ministri Agim Veliu”, ka shkruar Haradinaj.

Sot gjatë ditës kreu i AAK-së ka deklaruar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë kanë vendosur që të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar, Nexhmi Rudarin.

- Advertisement -

“Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend. Jemi të vendosur që të realizojmë reformat e nevojshme brendapartiake, ndërkohë që po luajmë rol konstruktiv në politikbërjen nacionale që shteti ynë të mos rrëshqasë në situata të dëmshme për qytetarët!

Në këtë takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari”, ka thënë sot Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit