7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Detaje të reja: Osmani që katër ditë me familje në detin e Turqisë, presidenca e mban fshehur

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po i kalon pushimet e verës në bregdetin turk.

- Advertisement -

Ajo në Turqi ka udhëtuar që katër ditë, bashkë me familjarët e saj.

Burime të lajmi.net brenda ANP kanë thënë se presidentja ka udhëtuar drejt Turqisë saktësisht më 2 gusht, në orën 03:00 të mëngjesit me “Pegasus”.

Këto burime i kanë thënë lajmi.net se Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë me prindërit dhe fëmijët e saj.

- Advertisement -

Sipas të njëjtëve, me Osmanin nuk kanë parë të ketë qenë dikush nga mbrojtja e afërt.

Ndërkaq, nga presidenca e Kosovës nuk kanë treguar, e madje as nuk janë përgjigjur për pushimet e Osmanit në shtetin turk.

- Advertisement -

Lajmi.net dje gjatë tërë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra për media e presidencës në lidhje me shkuarjen e Osmanit në Turqi, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Nuk dihet arsyeja se pse presidenca po e mban fshehur faktin që Osmani po i kalon pushimet në Turqi, duke ditur se ajo është presidente e vendit dhe është në interes të opinionit publik të dijë se ku i kalon pushimet kryetarja e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit