10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk ndalen skandalet: Edhe boksieri i njohur kosovar e publikon fletë votimin në rrjetet sociale

Rekomandime

Edhe boksieri i njohur nga Kosova, Shpetim Shala, e ka publikuar në rrjetet sociale votën e tij për zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton Gazeta Metro.

Më 6 tetor të këtij viti në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Përveç atyre që jetojnë në Kosovë, natyrisht që pjesë e këtyre zgjedhjeve janë edhe votuesit nga diaspora.

- Advertisement -

Njëri nga ta është edhe boksieri i njohur nga Peja, Shpetim Shala, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Edhe përkundër se kjo cilësohet si skandaloze, kjo nuk e ka penguar Shalën që votën e tij ta postojë në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’.

”Erdhi dita me e votu 100%” – ka shkruar Shala krahas kësaj foto, teksa ka zbuluar se vota e tij shkon për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk ka vonuar shumë dhe ai më pas e ka fshirë foton nga llogaria e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit