21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ukraina publikon bilancin: Kemi shkatërruar 303 tanke ruse dhe 56 sisteme raketore

Rekomandime

Siç ka ndodhur edhe ditëve më parë, Ukraina ka publikuar edhe të dhënat më të fundit rreth humbjeve të shkaktuara ushtrisë ruse.

Në këtë drejtim, të hënën, autoritetet e këtij vendi pretendojnë se – deri sot më 8 mars – ushtrisë ruse i kanë shkaktuar humbje të mëdha.

- Advertisement -

Kështu, sipas të dhënave të fundit, Ukraina thotë se deri më sot, kanë vrarë 12 mijë ushtarë rusë, kanë shkatërruar 48 aeroplanë luftarakë dhe 80 helikopterë.

Veç këtyre, po sipas të dhënave nga Ukraina, janë shkatërruar 303 tanke, 120 njësi artilerike, 56 sisteme raketore – dhe jo vetëm.

Ndryshe, siç ishte thënë gjatë të hënës, Ukrainës i janë shkaktuar dëme mbi 10 miliardë dollarë që nga fillimi i agresionit rus – duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi, kanë njoftuar zyrtarë ukrainas.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit