18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Abazoviç tregon pse e vizitoi Kosovën para Serbisë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e cilësoi vizitën e tij në Kosovë si kalimtare.

- Advertisement -

Abazoviq në intervistën e tij për gazetën serbe Danas u arsyetua se me kënaqësi do të vizitonte Serbinë duke shtuar se Mali i Zi do të zhvillojë politikë të mirë fqinjësore me të gjithë.

Në pyetjen se si ndodhi që para Serbisë të vizitoj Kosovën, Abazoviq tha se në Kosovë qëndroi “me rastin e udhëtimit në vizitë zyrtare”.

“Pres të vizitoj të gjitha vendet e rajonit dhe i ftoj të gjithë qytetarët e këtyre vendeve të vizitojnë Malin e zi gjatë sezonit turistik veror” tha Abazoviç, pa dhënë hollësi nëse kishte pranuar nga Serbia çfarëdo ftese.

- Advertisement -

Abazoviq kishte qëndruar në Prizren me 9 mars dhe kishte takuar tani zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit