14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A po vjen koalicioni i tretë LDK-PDK?

Rekomandime

LDK, partia më e vjetër shqiptare dhe krenari e gjithë shqiptarëve, fatkeqësisht dita ditës po e humbë shkëlqimin e saj.

Pas vdekjes së presidentit Rugova, kjo parti në vazhdimësi arriti të humb peshën dhe rëndësinë e saj. Gabimin e parë fatal e bëri në 2007 kur bëri koalicion me PDK e Hashim Thaçin, ndonëse pikërisht Hashimi ishte kundërshtari më i madh i dr. Rugovës, për të cilin presidenti historik nuk kishte mendim të mirë.

- Advertisement -

Pavarësisht koalicionit të 2007, populli i dha përsëri LDK-së shansin dhe mundësinë, të merrte në duar fatet e Kosovës, kjo në zgjedhjet e 2014.

Votat që i mori LDK ishin vota kundër PDK-së për të cilën Isa bëri be se nuk bëjmë koalicion me ta.

Pas mbarimit të zgjedhjeve Isa me avazin e vjetër, dëshpëroi votuesit dhe bëri koalicion me PDK, duke e bërë kundërshtarin më të madh të dr. Rugovës president të vendit.

- Advertisement -

Natyrisht se kjo dëshpëroi shumë votuesit dhe besnikët e dr. Rugovës, të cilët me të drejtë e konsideronin këtë fyerje për presidentin Rugova.

Në anën tjetër asnjë refleketim nga ana e zyrtarëve të lartë të LDK-së, të cilët edhe sot thonë se nuk pendohemi që e kemi bërë Thaçin president.

- Advertisement -

Veprimet e dëmshme të Hashim Thaçit i faturohen LDK-së, që në vend se të merrte në dorë fatin e Kosovës gjithnjë u bashkua me kapësit e shtetit. Në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit 2019, populli votoi LDK për hir të disa figurave të reja, të cilat mendohet se kanë koncept tjetër, dhe do të arrijnë të shkëpusin partinë e tyre nga varësia ndaj PDK-së, me në krye Vjosa Osmanin, dhe disa të tjerë, LDK-së iu besua vota në këmbim të premtimit se nuk bëjmë koalicion me PAN. Me gjithë vështirësitë e saja LDK arriti të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, e cila u pa si shpresë për vendin, shpresë që zgjati vetëm 50 ditë. Prapë në pah po del uni i LDK-së për të shkuar në koalicion me kapësit e shteti.

Së fundit kreu i LDK-së njoftoi se ka marrë autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të bërë koalicion me AAK dhe NISMA. Si gjithnjë premtimet e dhëna në fushatë për mos bërit koalicion me PAN doli të ishte fjalë që i merr era.

Me këtë veprimet LDK gjithnjë e më shumë po humb edhe atë peshë që e ka. Me përplasjet mes zyrtarëve të saj, kjo parti sikur ka për vetë qëllim shkatërrimin e saj.

Të premtosh ç`kapje të shtetit dhe të pretendosh të bësh koalicion me AAK dhe NISMA, të cilat nuk dallojnë kurrgjë nga PDK, është një mashtrim i pastër, të cilin qytetarët nuk do e harrojnë.

Me të drejtë shumë votues të LDK ngrehin dyshime mos vallë kryesia e LDK-së, me pak përjashtime, ka ndonjë qëllim për të shkatërruar këtë parti, apo cila mund të jetë arsyeja që nuk arrin të shkëputet nga kapësit e shtetit.

Ndonëse deklarojnë nga LDK se nuk bëjnë koalicion me PDK, gjasat janë të mëdha që të ndodh për herë të tretë një gjë e tillë. Por, edhe nëse nuk e bën me PDK, fakti se është e gatshme të bëjë koalicion me AAK dhe NISMA, shpalos më së miri mjerimin që ë ka kapluar këtë parti, me traditë të madhe.

LDK, me veprimet e saja s`ka pse hy në zgjedhjet e ardhshme, të cilat nuk duken se janë edhe larg./Bota sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit