6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

PDK-ja ia kthen VV-së letrën për mocionin, pyesin a i kanë hequr vijat e kuqe ndaj tyre

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës, iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, i është përgjigjur me disa pyetje në formë sqarimi, për të cilat nuk ka marrë përgjigje.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ata kanë kërkuar disa sqarime nga VV, siç është edhe çështja nëse partia e Kurtit ka hequr “vija e kuqe”të bashkëpunimit me PDK-në, por ka thënë se mocioni i iniciuar nga VV është joserioz.

- Advertisement -

Kemi përjashtuar një varg pyetjesh tek Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht kemi kërkuar të dimë që ai ka hequr Vetëvendosje, ‘vijat e kuqe’ për bashkëpunim me PDK-në.

Çështje tjetër është se a ka ndryshuar vetë Vetëvendosje qëndrim, sepse kur LDK ka marr një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie, kemi pas një reaksion jashtëzakonisht të madh nga ta edhe pse numri i të infektuarave ka qenë rreth 15 persona në ditë, ndërsa sot në piku e pandemisë, ku kemi deri 200 të infektuar në dite, pra, kemi kërkuar të dimë se çfarë ka ndryshuar, kur atëherë e ka kundërshtuar e tash inicion mocionin. Shqetësimi jonë i tretë është se VV përmes këtij mocioni po mundohet të ja zgjasë jetëgjatësinë Qeverisë Hoti, sepse nëse një iniciativë e tillë dështon, në bazë të ligjit asnjë parti nuk mund të iniciojë tjetër mocion mosbesimi”, është shprehur Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se PDK nuk do të jap nënshkrimet për këtë mocion, por, ka thënë se mbështesin rrëzimin e Qeverisë Hoti, që sipas tij, është vazhdimësi e keqqeverisje së Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë, sikur që nuk e kemi mbështetur as iniciativën e LDK-së, për ta shkarkuar Qeverinë Kurti, por natyrisht se edhe Qeveria Hoti është një vazhdimësi e saj, që është duke i ndjekur hapat e saj të dështimit edhe me menaxhimin e pandemisë dhe ekonomisë”.

” PDK në baze të asaj që ka deklarua çdo iniciativë për rrëzimin e Qeverisë do ta mbështesë, sepse vendi ka nevojë për ndryshime, dhe pa PDK-në në Qeveri nuk janë duke mundur me ece gjërat përpara e veçanërisht ato projektet strategjike”, është shprehur Hoxha.

- Advertisement -

PDK ka marrë oferta që të bashkohet në koalicionin Qeverisës nga zyrtarë të partive në qeverisje, por, Hoxha thotë se këto i kanë parë vetëm përmes medieve. Ndërsa shton se PDK do ta respektojë vullnetin e qytetarëve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Ne kemi dhënë shembull me 6 tetor kemi pranuar se nuk jemi parti fituese dhe kryetari Veseli ka dhënë shembullin më të mirë që ne do të mbesim parti opozitare. Për çdo ndryshim në të ardhmen do te jeni të njoftuar nga organet drejtues të PDK-së”, është shprehur Hoxha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit