15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Shkatërrohen edhe dy murale kushtuar kriminelit të Iuftës Ratko Mlladiq

Rekomandime

Dy murale të krimineIit të dënuar të Iuftës Ratko Mlladiq dhe një mbishkrim që e lavdëron atë u shkatërruan sot në Beograd.

- Advertisement -

Fotot e muraleve të shkatërruara janë publikuar në llogarinë në Twitter të portalit Pesçanik. Në njërën prej tyre shkruhet “KrimineI”. Boja ka dëmtuar mbishkrimin në objekt “Bulevardi Ratko Mladiq”.

Mesazhi i përbashkët i atyre që qëndrojnë pas këtij akti është se “Nuk mund t’i shpëtosh të gjithë”. Muralet e përmendura, përkatësisht mbishkrimi, ndodhen në komunat e Beogradit, Beogradi i Ri dhe Rakovica, raporton klix.ba.

Kujtojmë se më 9 nëntor, me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktlmave të Fashizmit dhe Antifashizmit, një pjesë e qytetarëve tentuan të shkatërrojnë muralin e krlminelit Mlladiq në rrugën Njegosheva në Beograd.

- Advertisement -

Aktivistët Aida Çoroviq dhe Jelena Açimoviq u përpoqën ta shkatërronin këtë murale dhe u arrestuan.

Një numër i madh i policëve penguan shkatërrimin e muralit atë ditë. Autoritetet përmendën pamundësinë e konfliktit mes atyre që duan të shkatërrojnë muralin dhe atyre që nuk janë dakord me të, nacionalistëve, si shkak të angazhimit të policisë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, disa besojnë se qeveria në fakt e mbrojti vetë muralin. Një anëtar i Partisë Social Demokratike (SDP), Gjorgje Zujoviq, shkatërroi muralin një ditë më pas.

Ka murale dhe ikonografi të tjera në të gjithë Serbinë dhe Republikën Serbe që Lavdërojnë krmineIët e Iuftës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit