6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abazi si opozitar “i zellshëm”: I çepon Qeverisë për pagat, tallet me platformën “Superpuna”

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me situatën e tanishme ekonomike dhe punës së Qeverisë.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi është shprehur se administrata e Kuvendit është goditur me zvogëlime drastike të pagave nga Qeveria në Ligjin e ri të Pagave.

Në reagimin e tij Abazi ka përmendur gjithashtu edhe papunësinë e mbylljen e vendeve të punës të cilat sipas tij nuk zgjidhen me Platformën “Super-Puna”, por me ligj.

“Rezultati i shpejtë i dëmit të politikave të gabuara. Adminstrata e kuvendit goditet me zvoglime drastike të pagave nga qeveria. Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg.”, është shprehur Abazi.

- Advertisement -

“Nuk ka punëtorë, kot bëjë super punën, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë. Secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e friksuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova anipse paskan një punë. Këto probleme nuk rregullohen me platforma si Superpuna por me zbatim ligji, me inspektor dhe standarde të premtuara.”

Abazi, ka theksuar se sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme dhe se shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit