2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Abazoviq: BE, NATO dhe Open Balkan janë tri shtyllat e politikës së jashtme amerikane për rajonin tonë

Rekomandime

Mandatari për kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të shqyrtojë futjen në iniciativën e Ballkanit të Hapur, pasi që e konsideron si shtyllë të politikës së jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka propozuar liderin e Lëvizjes Qytetare URA, ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

- Advertisement -

Abazoviq ka folur për qasjen në politikën e jashtme të Malit të Zi nëse ai vjen në pushtet.

“Ne do të shqyrtojmë iniciativat rajonale. Ekzistojnë tre shtylla të politikës së jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor: BE, NATO dhe BalkanOpen”, ka shkruar ai në Twitter.

- Advertisement -

Nisma OpenBalkan ka filluar para disa viteve dhe anëtarë janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Mali i Zi tashmë është anëtar i NATO-s, por nuk është anëtar i BE-së sikur që nuk janë as 5 shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit