4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abazoviq e shpallë propozimin për Qeveri të pakicës, pa emrin e mandatarit

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq ka deklaruar në një konferencë për media të hënën se Koalicioni “Crno na bijelo”, ofron krijimin e qeverisë së pakicës në Mal të Zi. Ai ka thënë se ky propozim është njëra nga zgjidhjet e mundshme të krizës së pushtetit në këtë vend.

Abazovic ka thënë se kërkesën do t’ua drejtojë 81 deputëteve, duke theksuar se aty nuk do të kishte vend për DPS’in e Gjukanoviqit dhe Frontin Demokratike pro serb. Po ashtu Abazoviq ka thënë se nëse ai pyetet, në Qeverinë e re të Malit të Zi do të kishte vend edhe për disa ministra të Qeverisë aktuale.

- Advertisement -

I pyetur rreth emrit të Kryeministrit të ri, Abazoviq ka thënë se nuk kanë menduar rreth sepse fillimisht është e rëndësishëm përkrahja për këtë propozim.

Abazoviq ka bërë me dije se për të gjitha këto e ka njoftuar edhe Kryeminsitrin aktual Zdravko Krivokapiq, duke theksuar se me të ka raporte korrekte.

Sipas Abazoviq, DPS nuk do të kthehet në pushtet dhe se qëllimi i propozimit të tij ndërlidhet me zhbllokimin e rrugës europiane.

- Advertisement -

Ai ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kërkojnë stabilitet të ciin do të duhet ta arrijnë forcat e brendshme në vend dhe se këta partnerë as nuk po e krijojnë qeverinë e re e as nuk po e rrëzojnë qeverinë aktuale.

Abazoviq ka shtuar se zgjedhjet e reja mbesin opsion i hapur duke theksuar se nëse dikush në Malin e Zi ka një opsion tjetër, janë të hapur për ta dëgjuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit