10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Konjufca përkujton Srebenicën, ia përmend një fjalim Vuçiqit që e dha sa ishte ministër i Millosheviqit

Rekomandime

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka përkujtuar Ditën e Gjenocidit në Srebenicë, derisa ka thënë se me drejtësinë nuk janë ballafaqëuar edhe miëjra, siç i quan ai, kiminelë serbë që kryen krlme në Kosovë.

- Advertisement -

Konjufca, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ndër të tjera përmendi edhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës dënohet gjenocidi në Srebenicë.

“Dy gjykata ndërkombëtare këtë mizori serbe e cilësuan me emrin e vërtetë – Gjenocid, ndërsa Parlamenti Evropian e shpalli 11 korrikun si “Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”. Edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës tashmë ka miratuar Rezolutën përmes të cilës e dënoi gjenocidin në Srebrenicë ndaj popullit boshnjak”, ka shkruar kryeparlamentari në ‘Facebook’.

Ai, tutje, ka rikujtuar edhe një fjalim presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që nxiste dhunën në kohën sa shërbente si minister i Informacionit në regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

- Advertisement -

“Sot Serbinë e udhëheq një president i cili në atë kohë ishte ministër i kryekrminelit Milosheviq. Ai zotohej se “për çdo serb të vr.arë do t’i vr.asim 100 boshnjakë”, ka shkruar më tej Konjufca.

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Në korrik të vitit 1995, forcat ushtarake serbe vr.anë dhe masakruan mbi 8000 burra, gra, djem dhe të mitur boshnjakë në Srebrenicë.

Dy gjykata ndërkombëtare këtë mizori serbe e cilësuan me emrin e vërtetë – Gjenocid, ndërsa Parlamenti Evropian e shpalli 11 korrikun si “Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”.

Edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës tashmë ka miratuar Rezolutën përmes të cilës e dënoi gjenocidin në Srebrenicë ndaj popullit boshnjak.

Por e liga ende jeton përderisa në Srebrenicë, sikur edhe gjithandej nëpër Kosovë, vazhdojnë të mbeten të hapura shumë varre, në pritje të trupave të të zhdukurve me dhunë që kërkojnë prehje. Serbia ende nuk e pranon dhe nuk është ndëshkuar për gjenocidin e ushtruar me zjarr e hekur në Srebrenicë dhe në Kosovë. Me drejtësinë nuk janë ballafaquar ende mijëra krminelë serbë të luftës. Sot Serbinë e udhëheq një president i cili në atë kohë ishte ministër i kryekiminelit Milosheviq. Ai zotohej se “për çdo serb të vr.arë do t’i vr.asim 100 boshnjakë”.

Shprehim pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që pësuan në gjenocidin e Srebrenicës dhe ndajmë dhimbjen e pafund me familjarët e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit