1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abazoviq për marrëdhëniet me Serbinë: Pjesa më e madhe e malazezëve e ndjejnë veten serbë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviq për marrëdhëniet me Serbinë: Pjesa më e madhe e malazezëve e ndjejnë veten serbë në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list” ka thënë se dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë, dhe se ne Mal të Zi, “pjesa më e madhe e qytetarëve e ndjejnë veten serbë”.

“Ju e dini se sa shumë po provohet të imponohet ndikim në Mal të Zi. Shumë vende të mëdha po e bëjnë këtë”, përgjigjet Abazoviç.

- Advertisement -

Por se “Marrëdhëniet me Serbinë janë më të mirat dhe më të mëdhatë”, konsideron Abazoviç.

“Numri më i madh i qytetarëve e ndjejnë veten serbë. Shumë janë edhe mbështetës të SOC-së. Kjo u takon atyre”, përgjigjet zëvendëskryeministri i Malit të Zi.

“Personalisht”, thotë Dritan Abazoviç, “dua marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë, por edhe me fqinjët tjerë”.

- Advertisement -

“Nëse po flasim për të dreja kushtetuese, ju them se jemi këtu për t’i mbrojtur, nëse po flasim se si do ta menaxhojmë sektorin e sigurisë, atëherë për atë gjë janë autoritetet kompentente malazeze”, thotë Abazoviç.

Sa i përket mundësisë së pasjes zgjedhje të reja, Abazoviç thotë se mund të gjendet një model që do të mund të shtrinte kohëzgjatjen e Qeverisë brenda aktuales ose një kompozicioni të ri të mundshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit