1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Abazoviqi pas takimit me Kurtin e Osmanin: E kaluara të lihet prapa, e ardhmja të ndërtohet në paqe

Rekomandime

I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri.

Kjo deklaratë e Abazoviqit erdi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi.

- Advertisement -

“Po i forcojmë marrëdhëniet tona fqinjësore bazuar në respekt të ndërsjellë. E kaluara të lihet prapa dhe të krijohet e ardhmja në bazë të vlerave paqësore universale”, ka shkruar Abazoviqi në Twitter.

Për takimin me Abazoviqn ka shkruar edhe Kurti.

- Advertisement -

Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit