16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mushkolaj “godet” VV-në: Dikur ishim shpëtimtarë e guximtarë, tani jemi të shitur

Rekomandime

Analisti, Imer Mushkolaj ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, për qasjen që sipas tij e ka kjo qeveri për mediat.

- Advertisement -

Mushkolaj tha se ai dhe disa persona tjerë, dikur për ta ishin “shpëtimtarë dhe të guximshëm”, ndërsa sot të njejtit janë bërë persona “të shitur tek regjimi i vjetër”.

“Dikur, unë dhe Vehbiu e plotë të tjerë, ishim shpëtimtarë, duke na nxjerrë në faqe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke na quajtur të guximshëm e çkajo tjetër.

Ndërsa, sot po të njejtit përdorin sulme linçuese karshi neve vetëm pse ne japim kritika ndaj një vendimi të caktuar të kësaj qeverie”, tha Mushkolaj.

- Advertisement -

Tutje ai shtoi se gjuha e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se gazetarët duhet t’i dërgojë në burg, është e rrezikshme.Në fund ai tha se do të jenë në katër vitet e ardhshme për t’i kundërshtuar të gjitha vendimet e këqija të qeverisë Kurti, njësoj siç ishin në qeveritë e kaluara.

“Ne do të jemi këtu për katër vitet e ardhshme. Me heshtë nuk e kemi në plan. Do të flasim për të gjitha vendimet e këqija të kësaj qeverie, sikurse që ishim në qeveritë e kaluara. Kush nuk don me na dëgju, le te ndërron kanalin”, ka thënë Mushkolaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit