4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Abdixhiku i përgjigjet Hoxhajt pasi tha se LDK-ja ka marrëveshje të fshehtë me Vjosa Osmanin për zgjedhjet lokale

Rekomandime

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth deklaratës së kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se LDK-ja ka bërë marrëveshje paraprake me Vjosa Osmanin për zgjedhjet lokale.

- Advertisement -

Hoxhaj pati thënë se janë ndjerë të befasuar nga qëndrimi i LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ndërsa, Abdixhiku sot i është përgjigjur Hoxhajt, duke thënë se nuk kanë pse të kenë marrëveshje të fshehtë.

Ai thotë se të gjitha këto janë të pavërteta dhe se nuk ka koment për një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Nuk ka pse të ketë marrëveshja të fshehta. Cfarë marrëveshje mund të kesh me presidenten. Janë të pavërteta dhe janë të pasakta. Nuk kam koment për një gjë të tillë”, tha Abdixhiku në Rubikon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit