21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Infektologu Valbon Krasniqi: Gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus e mirë, dy prej tyre lirohen sot

Rekomandime

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus (COVID-19), është stabile.

Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

- Advertisement -

Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile”, tha Krasniqi për Reporteri.net.

Ai ka thënë se po presin që gjatë ditës dy prej pacientëve t’i lirojnë për në shtëpi.

- Advertisement -

Ndryshe, numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 16.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit