2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Abdixhiku kritikon Kurtin: Bindjet e idetë e tona janë më të mira se të tij

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pasur kritika për liderën e VV’së, Albin Kurti për sa i përket bindjeve dhe ideologjisë politike.

- Advertisement -

Abdixhiku thotë se Kurti nuk ka qenë asnjëherë i qartë rreth politikave ndërkohë që partia e tij ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimet politike.

Fillimisht ai ka folur për raportet e tij me Kurtin.

“Besoj që relacionet e mija me atëherë kryeministrin kanë qenë profesionale e jo eprsonale. Rrëzimi qeverisë ka qenë interes politik e jo personale. Kurtit duhet t’i lihet kohë për ta gjykuar. Kanë një shumicë të thënë dhe mund të marrin vendime. Duhet gjykuar mbi veprimet që i bënë e jo supozimet. Cdo sukses është i Kosovës e jo i tyre. Por do të jemi opozitë e fortë”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

- Advertisement -

Abdixhiku ka përmendur edhe pikat në të cilat nuk pajtohet me Kurtin.

“Megjithatë, politikat dhe bindjet tona e idetë tona janë më të mira se sa idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideuara shumë. As të elaboruara shumë, por janë të thëna”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Nuk ka orientim. Unë nuk jam i interesuar të di cka ndodhë. çka ndodh kur vjen Elezi. Cfarë ndodhë kur të hiqet qeni tapall në QKUK. Cfarë do të ndodhë me shkollat tona. Nuk pres që kjo të nisë me për 3 muaj. Nuk dua t’ia faturojë të gjitha gabimet 20 vjecare. Por dua ta bëjë të ditur se do të jemi aty si opozitë. Nuk mund të na ndalë askush të flasim”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit