13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Përplasje në distancë mes Abdixhikut e Konjufcës për ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se deklaratat e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje (VV), për shqyrtimin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit janë skandaloze.

- Advertisement -

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar deklaratat e Glauk Konjufcës nga VV për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

Abdixhiku e ka cilësuar skandaloze deklaratën e Konjufcës.

“Politikat tona të jashtme duhet të qëndrojnë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Konjufcës, e cila më duket se është tërhequr dhe korrigjuar, ka qenë skandaloze“, ka thënë Abdixhiku në T7.

- Advertisement -

Ndryshe sot Glauk Konjufca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

“Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta shqyrtojmë më kujdes. Çështja ka shkuar shumë larg. Është hapur ambasada. Nëse do ta zhbësh ambasadën, e cila lëkund njohjen nga Izraeli, nuk duhet të ndodhë. Mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e rrezikimit të njohjes së Izraelit. Është gabim për shtetin e Kosovës mendoj unë. Kjo që për ne erdhi një njohje me rëndësi në kohën kur ishim të mbështetur për muri prej fushatës agresive të Serbisë për çnjohje që arriti mes 10-12 notave verbale që mori Serbia. Kjo ishte një prapakthim për Kosovën dhe në këtë proces kur ndodh njohja nga Izraeli, duhet të çmohet. Albin Kurti si kryeministër në ardhje e ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit