Tuesday, July 23, 2024

Paralajmëron Daçiq: Javën e ardhshme zbuloj shtetin e 15-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës

- Advertisement -
- Advertisement -

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka paralajmëruar sot se javën e ardhshme do të zbulojë emrin e shtetit të 15-të që ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Daçiq aktualisht ka më pak se 100 shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Vuçiq më ka thënë që gjatë kësaj jave të mos bëjmë asgjë që mos të del sikur jemi duke e bërë për shkak të kërkesës së QUINT-it. Ne kemi angazhime të vazhdueshme me shtetet që e kanë njohur Kosovën por nuk kanë qëndrim të qartë rreth Kosovës dhe jemi nisur nga lista që zyrtarët nga Prishtina e kishin publikuar me 116 shtete që e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Daçiq është deklaruar edhe me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në kalanë e Artanës, duke e quajtur këtë provokim të radhës nga shteti i Kosovës.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura