-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abdixhiku: LDK do të jetë një opozitë e reformuar

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë morën vendime në lidhje me organizimin dhe forcimin e brendshëm dhe artikulimin e nevojshëm opozitar në vend.

- Advertisement -

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga unë e të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, kanë krijuar ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në degë.

“Ekipet do të propozojnë reformimin e thellë tonin; të domosdoshëm për kohën dhe për nevojat e ardhshme. Reforma synon t’i hapë strukturat tona ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve e të rejave që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Ky proces është parakusht për zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka shkruar Abdixhiku.

“Me qëllim të komunikimit më të mirë me publikun, me votuesit e me anëtarësinë tonë, aprovuam strukturën e re organizative nëpërmjet së cilës riorganizuam Zyrën për Media dhe Qendrën për Informim të Kosovës, të njohur si QIK. Në kuadër të këtij riorganizimi, në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themeluam edhe Shkollën Politike; detyrë e së cilës do të jetë organizimi teorik e praktik për të rinjtë e të rejat me bindje të qendrës së djathtë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Më tej Abdixhiku ka thënë se kanë themeluar jashtë departamente, të cilat në baza të rregullta do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimet politike të LDK-së, si dhe gjithë alternativën opozitare ndaj pushtetit.

“Themeluam Departamentin e Politikës së Jashtme; Departamentin e Rendit, Ligjit dhe Sigurisë; Departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit; Departamentin e Arsimit, Kulturës dhe Sportit; Departamentin e Shëndetësisë; Departamentin e Rinisë; si dhe Departamentin e Avancimit Shoqëror. Në ditët në vijim do t’i shtojmë edhe Departamentin për Mërgatë. Pjesë e këtyre departamenteve do të jenë njerëzit më profesionistë që LDK i ka, dhe të tjerë që do t’i bashkangjiten radhëve tona”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

“Miratuam planin për nismën e regjistrimit të anëtarësisë sonë aktuale, dhe për regjistrimin e anëtarësisë së re. Ky proces do të jetë thelbi i organizimit tonë në një strukturë moderne e të qëndrueshme për kohën”.

Abdixhiku thotë se LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar; një alternativë kredibile, por mbi të gjitha një organizatë politike që pasuron radhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit.

“Rruga përpara është e gjatë; por hapat tonë janë të sigurtë. Në këtë balancë të përbashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit