1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abdixhiku: Në opozitë ka përgjegjës për afera të rënda, nuk jemi në një thes me ta

Rekomandime

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaron se nuk mund të bëjnë opozitarizëm të fortë për aq kohë sa i kanë vetëm 14 deputetë, por se kur duhet edhe e bëjnë.

“Nuk e shoh opozitarizmin të izoluar vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe aq më pak kur i kemi 14 deputetë, sepse është e pamundur të bësh opozitë kur një kundërshtar i ka 60 deputetë. Por, edhe me 14 deputetë shumë shpesh ne bëjmë opozitë të fortë, siç ishte debati sot për energji”.

- Advertisement -

Abdixhiku, në “Rubikon”, pa përmendur emra, deklaroi se në opozitë ka persona përgjegjës për afera të rënda e për këtë nuk hyjnë në një thes me ta për opozitarizëm.

“Koordinimi opozitar sa i lehtë është aq edhe i pamundur ndonjëherë sepse çdo opozitë ka mënyrën e vet të bërjes politikë. Nuk mendoj se ne duhet të shihemi si bllok opozitë sepse s’ndiej se përfaqësojmë idetë e njëjta edhe me opozitën. Shumë anëtarë të opozitës i shoh edhe problematikë në shtrimin e argumenteve të reja”.

“Nuk dua të flas me emra tani, por ka njerëz që janë përgjegjës për afera shumë të rënda në Kosovë dhe nuk dua që LDK-ja të identifikohet me një ton. Madje, kur na thonë ‘ju opozita’ e flet dikush që me të vërtetë nuk ka aspak bindje të njëjta me ato që përfaqësojmë, nuk jemi në një thes me ta”.

- Advertisement -

“Nuk dua të ofendoj asnjë parti politike, por s’jemi në një thes, kemi trupa të ndryshme vendimmarrëse, kemi metodologji të ndryshme politike. Opozita nuk është bllok i të gjitha partive, pasi ka parti politike, me të cilat ne ndajmë ide të ndryshme opozitarizmi dhe nuk pajtohemi me mendimet e tyre. Rrallë, por ka shkuar mirë bashkëpunimi me partitë opozitare, siç duhet të ketë ide të ndryshme për çështje të caktuara”, deklaroi Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit