4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Abdixhiku: Një qytetar pozitiv në Kosovë ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë

Rekomandime

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se karantinimi ka ndihmuar që koronavirusi të mos shpërthejë në Kosovë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nga 500 qytetarë sa kanë qenë të karantinuar, 200 prej tyre janë liruar në shtëpi pasi kanë rezultuar negativ.

“Mbi 500 qytetarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep – por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht. Të testuarit pozitiv, 3 sosh, për shkak të karantinimit nuk kanë kontaktuar askënd. As brenda as jashtë. Sa për krahasim, vetëm një qytetar pozitiv në një qytezë Kosove ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë. Pa karantinë do të kishim shpërthim”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit