7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kështu bëhet përzierja e derivateve në Kosovë – e cila shkakton prishjen e veturave

Rekomandime

Eksperti i veturave ka dëshmuar në kushte të ruajtjes së identitetit për InDoks, ka treguar se çka ndodhë me veturat kur ato përfundojnë duke djegur naftë që është përzier me vajra e produkte të tjera.

Ai sqaron se si funksionon vetura kur bëhet përzierja e e vajit të lules së diellit me naftën e pastër.

- Advertisement -

Ky është vaji që merret prej veturave, vaj i djegur i thonë kur riciklohet i hiqet sulfuri, një substancë sulfuri dhe kthehet në vaj të përpunuar. Tash ky vaj i përpunum qitet me naftë të pastër ku bëhet p.sh sasia e marrim këtë shishe, është një litër ku në pompa të benzinës ajo vlen 10 mijë litra ku kjo shishe e ka 300-400 mililitra ku në pompa të benzinës shtohet bohet deri 3-4 mili litra më shumë dhe bëhet përzierja do ta provojmë edhe me vaj të lule te diellit dhe me pa se si funksionon, se si punon vetura. Tash e qesim vajin e djegur komplet”, sqaron ai.

Dëshimtari shpjegon se edhe në bazë të ngjyrës mund ta kuptoni se një derivat është ose jo cilësorë.

Në pompa të benzinës kur shihet vaji që nuk e ka ngjyrën e gjelbër, shkon më shumë kah ngjyra e kaftë dije që nuk është vaj cilësorë por është vaj i përpunuar – naftë e përpunuar me gjithë vaj e përzier. Nafta nëse nuk e ka ngjyrën shumë më të qelur dihet se nëse vjen kah ngjyra e kaftë ose ngjyra më e mbylltë se e gjelbër apo e verdha, dije që është e përpunuar”.

- Advertisement -

Ky ekspert ka treguar në këtë demonstrim se çka ndodh edhe me përzierjen e naftës me vaj luledielli, një praktikë që dyshohet se ndodh brenda territorit, pasi që nafta të jetë sjellë në Kosovë.

“Tash e provojmë me vaj të lule të diellit (ama lule diellin). Ky është naftë i pastër edhe e provojmë me vaj lule të diellit ku në përgjithësi merren prej restoranteve dhe prej gastronomisë edhe përpunohet vaji i lule diellit. Mirëpo ka raste edhe kur përpunohet vaji i lule diellit i pastër. Ky është vaj i lule diellit tash e marrim këtë sasinë, shkon një litër ku në pompa të benzinës llogaritet 10 mililitra edhe e qesim dikun 100-200 ml litra vaj – qe qetash e kena bo me 400 mili litra vaj gati (mbaje). Zhurma e motorit ndërron në ventillat ju thonë, kur te dëgjoni zhurmën e motorit që e ka më të rritur se sa tjera herë dije se qajo naftë është e përzier me vaj lule dielli ose me vaj të motorit të djegur”, thotë ai derisa demonstron.

- Advertisement -

Nafta e pasur e lule diellit, vaji i lulet diellit e ka peshën specifike shumë të përshtatshme dhe bëhet përzierja dhe nuk hetohet. Tash shkojmë e përziejmë me vaj të djegur i pa filtruar që ka shumë sulfur në të – ku sulfuri është shumë dëmtues i automjetit – qe edhe ngjyra ndërrohet krejt komplet, bëhet e zezë. Këtë sistem nuk e përdor kurrkush, kjo u përdorë diku në vitin 2000-2001-2002”, sqaron ai.

Një test me tri vaja. Kjo nuk gjendet në tregun tonë, kjo gjendet ajo me vajin motorik, ku është i përpunuar dhe me vaj të lule të diellit për momentin, ajo hale shfrytëzohet ku 10 mije litra mund të përzihen 5 mijë litra vaj ose vaj lule dielli, të përpunum ose pa përpunum edhe në këto pompat e benzinës e kanë fitimin më të madh për shkak se ky vaji i djegur blihet nëpër servise shumë lirë diku 20 cent litra e saj. Vetura është Passat i vitit 2005 disel – ku në përgjegjësi veturat 2005-2006 e tutje shkojnë euro 3 euro 4, euro 5”, thotë eksperti i veturave.

InDoks e ka pasur të pamundur që të flasë direkt me Inspektoratin e Tregut që është nën ministrinë që drejtohet nga Ministrja Rozeta Hajdari. Të njëjtit nuk kanë pranuar që të japin as të dhëna se sa inspektime kanë kryer, sa raste të naftës së përzier kanë gjetur e te cilat kompani i kanë gjetur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit