1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Abdixhiku: Numrat nga terreni e kanë tmerruar pushtetin, askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet dhe ta prekë demokracinë, pasi kryeparlamentari dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha mbrëmë në “DPT Te Fidani” se po të pyetej ai, do t’i shtyente zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se pushteti i LVV-së po flirton me idenë e shtyerjes së zgjedhjeve. Kjo, sipas tij, po ndodh për shkak se numrat nga terreni po e tmerrojnë partinë që po qeveris me vendin.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Besa Shahini: Nevoja e Albinit që ta shuajë çdo zë opozitar ka kaluar në a…

- Advertisement -

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet. Askush s’guxon ta prekë demokracinë. Numrat zgjedhor nga terreni, që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret. Shtyrja e zgjedhjeve është masë e paprecedentë, jodemokratike e ngufatëse ndaj ushtrimit të vullnetit qytetar – mjetit të vetëm të lirë që ky pushtet s’e kontrollon dot”. ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kërkesa e LDK-së për ta shkurtuar fushatën zgjedhore në 10 ditë, Abdixhiku tha se s’ka marrë ende përgjigjje nga partia e parë. Por shtoi se nuk do ta tolerojnë, siç tha ai, prekjen e fundamentit demokratik.

- Advertisement -

“Propozimi im për shkurtim fushate, i përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit opozitarë, nuk ka marrë ende përgjigjje nga kryetari i partisë së parë. Këtë arrogancë edhe e pranoj – po i duket vetja i paprekshëm; por prekjen e fundamentit demokratik, të zgjedhjeve, as nuk e pranojmë, as s’e tolerojmë e as s’e durojmë”, shkroi kreu i LDK-së.

Abdixhiku tha se KQZ-ja është gati për t’i organizuar zgjedhjet në mënyrë shembullore, derisa kujtoi se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit ishin mbajtur pa asnjë vaksinë.

“KQZ-ja është gati. Gati për organizimin shembullor të ushtrimit të vullnetit qytetar. Zgjedhjet në pandemi, më 14 shkurt e pa asnjë vaksinë, tashmë një herë janë mbajtur; prandaj dhe mund të mbahen sërish. Me masa, me distancë, me mirë organizim. Fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen. Por mbi të gjitha Qeveria duhet të punojë në detyrën e vetme që ka, luftimin e pandemisë. Tendenca destabilizuese në vend është luks tani”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai i ftoi partitë opozitare, shoqërinë civile dhe mediat që ta refuzojnë tendencën e LVV-së për t’i prekur zgjedhjet.

“Ftoj të gjitha partitë opozitare, shoqërinë civile, mediet e botën akademike të rreshtohen në një front refuzues ndaj tendencës për të prekur zgjedhjet si themel të demokracisë, nga një pushtet dëshpërues që po teston secilin kufij”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbrëmë në emisionin “dPt te Fidani” në T7 ka vlerësuar se do të duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale.

“Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thoja mendimin tim personal unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, ka deklaruar ai.

“Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve mendoj që është kompetencë e presidencës. Por me sa di unë presidentja vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK’së”, ka shtuar tutje kryekuvendari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit