2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abdixhiku për zëdhënësin e Qeverisë: Aq di i shkreti, çdo marrëveshje me SHBA-në është e obligueshme

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pyetur rreth deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, se marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike.

Abdixhiku ka deklaruar se “aq di i shkreti”, duke shtuar se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme, e sidomos ato me SHBA-në.

- Advertisement -

“Aq di i shkreti, aq di dhe zëdhënësi. Po themi çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme dhe me SHBA-në gjithsesi, çdo marrëveshje është në interes të Kosovës”, ka deklaruar i pari i LDK-së.

Ndryshe, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të premten ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar në Washington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar në Kuvend.

Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët”, ka deklaruar Kryeziu.

- Advertisement -

Kundër kësaj deklarate të Kryeziut ka reaguar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj sot ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti ta demantojë deklaratën e Kryeziut, për të mos i rrezikuar marrëdhënies e Kosovës me SHBA-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit