8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Marrëveshja e Washingtonit s’është hajgare, nuk komunikohet me Amerikën me deklarata e postime

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë Kurti se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike dhe si e tillë s’mund të futet në planet e Qeverisë.

Çitaku thotë se ajo zotimet e bëra në Washington nuk janë hajgare dhe lojë fëmijësh.

- Advertisement -

“Për të satën herë: Marrëveshja e Washingtonit, apo zotimet e Washingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku.

Ajo thotë se me aleatët e në veçanti SHBA-të, nuk komunikohet përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale.

“Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike”, ka shtuar Çitaku.

- Advertisement -

Derisa ka kujtuar se në rast se Qeveria Kurti kanë pasur pakënaqësi, kanë mundur t’ia thonë Matthew Palmer-it gjatë kohës sa ky i fundit ishte në Prishtinë.

“Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime.

- Advertisement -

Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken.

Me shumë dashamirësi,

Vlora”, ka përfunduar Çitaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit