13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Abdixhiku pyetet nëse do të ishit kryeministër, a do t’i bashkoheshit Ballkanit të Hapur?, kjo është përgjegjia e tij

Rekomandime

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se po të ishte kryeministër i Kosovës nuk do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7, analisti Jusuf Thaçi ia bëri një pyetje të drejtpërdrejtë Abdixhikut, duke i thënë se a do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur nëse do të ishte kryeministër i Kosovës.

- Advertisement -

Abdixhiku iu përgjigj menjëherë, duke i thënë se nuk do t’i bashkohej.

“Jo jo, kesh i qartë, cdo gjë do të mbajmë brenda Procesit të Berlinit dhe brenda Procesit të Berlinit do të kemi forcë negociuese, psh unë do të refuzoja Unionin Doganor. Paramendoni me i marr doganat e me i dërgu në Vojvodinë, e në kufi me Greqinë, e në Mali të Zi në kufi me Kroacinë e ne të mësim një zonë këtu pa asgjë.

I vetmi union doganor që Kosova duhet ta pranojë për bindjet e mija dhe të LDK-së, është ai i Bashkimit Evropian”, tha Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit