19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit dhe Osmanit për nesër

Rekomandime

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’mund të shkojë nesër në takimin e thirrur nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se për shkak të rrethanave nuk mund të takohet nesër me ta, por ka propozuar të premten si datë për takimin me Kurtin dhe Osmanin.

Ai i ka falenderuar të dy për ftesën, ndërsa ka thënë se kjo është qasja se si duhet të sillen.

“Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit