1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abdullahu i PDK-së: Mos të kishin fol “këta” me pushkë, Albini Kurti nuk kish mujt me fol në CNN

Rekomandime

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka reaguar për intervistat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po i bëjnë në mediat e huaja.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se as Kurti e as Osmani, nuk do kishin mundur të flasin për mediat e huaja, nëse “këta” duke iu referuar udhëheqëseve të UÇK-së, nuk do “flisnin” me pushkë, gjuha e të cilëve, sipas Abdullahut, ishte gjuhë e lirisë.

- Advertisement -

As Kurti në CNN, as Vjosa në BBC, as ai tjetri në një medie tjetër, nuk kishit mujt as me dal, as me fol as me shitë kurum, as sot as edhe njëherë tjetër, sikur të mos ishin këta me fol me pushkë në dorë në male. Gjuha të cilën ata e folën dje nuk ishte as anglishtja as gjermanishtja as shqipja, por gjuhë e lirisë, gjuhë e trimnisë, ishte gjuhë e paqes dhe e pavarësisë. Dhe ku janë ata sot ? Nuk janë në qeveri. Bile më kryesorët janë në burg. Dhe a e dini pse? Për asgjë tjetër pos për këtë gjuhë t’zotit që e kanë folur atëherë kur është dashur e që ju kurrë nuk e mësuat”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se pozita e sotme preferon të krahasohet më qeveritë e kaluara, por sipas Abdullahut, qeveria duhet të krahasohet më opozitën e sotme.

“Ec e mos plas. Maspari po preferoni krahasime me të kalumën. Krahasoni qeverinë sot me opozitën sot, këtë nuk po e bëni asnjëherë. Por ju po doni mu krahasu me të kalumën se po mendoni që po ju levërdis në të tilla raste”, ka shtuar Abdullahu.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Gjuha e pushkës në mal dhe gjuha angleze në CNN

- Advertisement -

”O zot sa mirë po fol Albini në CNN me ta knaq shpirtin” – “Dëgjoje Vjosën edhe ma bukur”. “Po na e ndreqin imazhin”. “O shyqyr bre se deri sot “K’ta” s’dishin anglisht bile as shqip nuk dishin, veç na kanë korit”.

Qeveritarët aktual dhe militantët e tyre me shumë qef preferojnë t’i kthehen të kaluarës dhe të krahasojnë. Qe ky ishte një rast aktual.

Ec e mos plas. Maspari po preferoni krahasime me të kalumën. Krahasoni qeverinë sot me opozitën sot, këtë nuk po e bëni asnjëherë. Por ju po doni mu krahasu me të kalumën se po mendoni që po ju levërdis në të tilla raste. Prap gabim e keni qe pse :
As Kurti në CNN, as Vjosa në BBC, as ai tjetri në një medie tjetër, nuk kishit mujt as me dal, as me fol as me shitë kurum, as sot as edhe njëherë tjetër, sikur të mos ishin këta me fol me pushkë në dorë në male. Gjuha të cilën ata e folën dje nuk ishte as anglishtja as gjermanishtja as shqipja, por gjuhë e lirisë, gjuhë e trimnisë, ishte gjuhë e paqes dhe e pavarësisë. Dhe ku janë ata sot ? Nuk janë në qeveri. Bile më kryesorët janë në burg. Dhe a e dini pse? Për asgjë tjetër pos për këtë gjuhë t’zotit që e kanë folur atëherë kur është dashur e që ju kurrë nuk e mësuat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit