3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abonimi njëvjeçar në parkingun nëntokësor në Prishtinë pritet të jetë mbi 2 mijë euro

Rekomandime

Parkingu nëntokësor në Prishtinë është drejt përfundimit dhe pritet të hapet shpejt.

Ndonëse ka 600 vendparkingje në dy kate, abonimi vjetor në këtë vendparking do të kushtojë dy mijë e 500 euro.

- Advertisement -

Një orë qëndrimi në këtë parking është një euro, përderisa pas orës së katërt të qëndrimit çmimi do të jetë 80 centë.

Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro.

Çmimorja e parkingut nëntokësor, sipas Komunës, është harmonizuar me ato të “Prishtina Parking”.

- Advertisement -

Drejtoresha e Planifikimit Strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Komunë të Prishtinës, Mimoza Sylejmani, ka thënë se ky parking është i ndërtuar me standardet e fundit evropiane, shkruan EO.

- Advertisement -

“Parkingje do të jenë përafërsisht 2 nivele, kati i parë dhe minus 1. Do të harmonizohen me ‘Prishtina Parking’ sa u përket çmimeve, në mënyrë që të mos ketë konkurrencë ndaj njëra-tjetrës…Do të jetë me standarde të fundit evropiane, është sikur të jetë si diku në shtetet e tjera, është i pari me PPP në Kosovë pas Aeroportit të Kosovës, unë besoj që është arritur qëllimi tamam siç është planifikuar”, është shprehur Sylejmani.

Mbi parking pritet të jenë rreth pesë mijë drunj të mbjellë nga një kompani italiane.

Sipas Sylejmanit, kontrata e përfundimit të punimeve është 10 nëntor.

“Po ashtu, edhe pjesa e lokaleve, edhe plateja aty që është, drunjtë janë duke u mbjellë dhe parku është drejt fundit. Në muajin nëntor do ta kemi të gatshëm. Kontratën e kanë më datën 10 për të përfunduar, por në fakt punimet veçse kanë përfunduar, kanë mbetur vetëm edhe pjesa te parku ku do të kemi edhe drunjtë, si i ka kërkuar kryetari të jenë goxha të lartë dhe të ketë edhe më shumë sesa kanë qenë të planifikuar me projekt”, shtoi Sylejmani.

Ky parking do të ketë 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, shtatë hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta.

Ndryshe, kontrata për ndërtimin e parkingut nëntokësor është nënshkruar në tetor të vitit 2019, në mes të Komunës dhe konsorciumit italiano-kosovar “Jaha & Pessina”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit