12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gjobitet Trump, do paguajë kaq mijë dollarë në ditë

Rekomandime

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, është gjobitur për mosbindje ndaj vendimit të gjykatës pasi nuk ka dorëzuar dokumentet fiskale të cilat i ishin kërkuar. Ai do të paguajë 10 mijë dollarë në ditë deri sa të bindet, shkruan CNN.

Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Ivanka dhe Donald Junior, u thërritën të dëshmonin nga prokuroria e përgjithshme e Nju Jork në fillim të muajit prill në procesin rreth çështjeve financiare të familjes.

- Advertisement -

Gjykata duhet të vërtetojë nëse Trump Organization ka ndryshuar vlerën reale të pronave të tij për të marrë kushte më favorizuese kreditimi, ose i ka fshehur për të përfituar një kursim fiskal. Hetimet janë hapur rreth një vit më parë nga prokuria e përgjithshme e Nju Jork, rreth perandorisë ekonomike dhe bizneseve të ish presidentit amerikan.

Hipotezat për krimet e mundshme kanë të bëjnë me evazionin fiskal dhe mashtrimin bankar, pasi janë dhënë vullnetarisht informacione të pasakta për pasurinë e tij. Një zëdhënëse e prokurorisë pohoi se hetimet tashmë janë penale. Hetimi i Nju Jork ndjek atë analog të nisur nga prokuroria e Manhatan që zgjati dy vite.

Trump reagoi duke mohuar cdo akuzë dhe duke e cilësuar të gjithë situatën si një gjueti shtrigash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit