8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Abrashi tregon sesi u zbulua vjedhja e 2.1 milionë eurove, thotë se zyrtari i arrestuar krijoi edhe qasje tjera

Rekomandime

Së fundi është arrestuar zyrtari Labinot Gruda, i cili punonte prej 11 vjetësh në “Thesarin e Shtetit”, për “avullimin” e 2.1 milionë eurove nga aty, të cilat ia kishte transferuar një kompanie përmes katër transfereve.

- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i ftuar në “Debat Plus” ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti, teksa tregon sesi është zbuluar i tërë rasti.

“Zyrtarë të ministrisë e kanë vërejtë një transaksion të dyshimtë, i cili nuk është përputhë me asnjë projekt, dhe si i tillë është marrë nga mjetet e projekteve tjera, nga kompanitë e tjera të cilët kanë pasë kontrata me ministrin dhe posa e kanë vërejtë këtë, e kanë njoftu Thesarin dhe Policinë, organet përgjegjëse”.

“Zyrtarët kanë reagu shpejtë, kanë reagu drejtë, i kanë njoftu dhe është pa që ka ndodh një lëshim teknik dhe një keqpërdorim i dikujt në Thesarin e vendit”.

- Advertisement -

Abrashi tha se zyrtari i arrestuar e ka keqpërdorë qasjen e tij, madje edhe ka kriju qasje të tjera, pasi që për të bërë një transaksion duhen së pasku 4,5 qasje.

“Një zyrtar i cili është në Thesar, jashtë Ministrisë e ka keqpërdorë edhe qasjen e tij, ka kriju edhe qasje tjera, pasi që sa di unë duhen së paku 4,5 qasje ose vërtetime në mënyrë që një transaksion të ndodhë”, u shpreh Abrashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit