Zyrtarët e Listës Serbe kanë qenë të pranishëm sot në seancën e Kuvendit të Serbisë ku presidenti serb Aleksander Vuçiq ka folur për propozimin franko-gjerman dhe Kosovën.
“KoSSev” ka publikuar një video ku drejtuesit e “Srpskas”, mes tyre edhe i sanksionuari i SHBA-së Milan Radojiçiq, shihen duke e duartrokitur me entuziazëm të madh për fjalimin e Vuçiqit në Kuvendin serb.
Vuçiq në seancën e sotme është përballur edhe me partitë opozitare serbe, depuetetët e të cilave në një moment kishin shkaktuar tollovi brenda sallës pasi ia kishin mësyrë ulëses ku gjendej Vuçiq.