11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

MPJ serbe prezanton “takimet e suksesshme”: Daçiq mori garanci nga SHBA-ja që Asociacioni duhet të formohet

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se gjatë takimeve që ka pasur me zyrtarët e lartë amerikanë, ka marrë garanci nga ta se do të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Kështu të paktën është thënë në faqen zyrtare të MPJ-së serbe në Twitter.

Aty janë prezantuar të gjitha takimet e Daçiqit me zyrtarët e lartë amerikanë, ku përfshihet takimi me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocobar.

Këto takime i kanë quajtur si “takime të suksesshme”.

- Advertisement -

“Përmbledhja e takimeve të suksesshme me@StateDept Zyrtarët, ZKM/FM #Daçiq theksoi se ka marrë garanci se #SHBA 🇺🇲 beson se CSM duhet të formohet dhe se ata e vlerësojnë lart pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të #dialogut Beograd-Prishtinë.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Në anë tjetër edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka biseduar përmes telefonit me Sekretarin e Shtetit, Antony Bliniken.

- Advertisement -

Blinken ka thënë se e ka falënderuar Vuçiqin për anagzhimin konstruktiv me ekipin e SHBA-ve dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit franko-gjerman.

“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.” – ka shkruar Blinken në Twitter.

Në anë tjetër, pala kosovare, po as zyrtarët e lartë amerikanë, nuk ka njoftuar nëse kanë pasur biseda mes tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit