1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Adelina Tahiri – 24 vjet më e re, flet për burrin e saj maqedonas

Rekomandime

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut ka folur rreth marrëdhënies me burrin e saj, maqedonasin Serjoza Markov, duke thënë se ai është mashkulli që e përmbush në të gjitha mënyrat.

Martesa e saj me avokatin e njohur në shtetin fqinj është komentuar bukur shumë në mediat rozë, ndërsa e njëjta vazhdon të shoqërohet me komente nga më të ndryshmet, shumica prej të cilave janë kritikuese për shkak të nacionalitetit.

- Advertisement -

Në mesin e kritikave, vend zë edhe diferenca e moshës së dyshes, Tahiri e Markov, e cila është hiq më pak se 24 vjet.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeçe. Kam një jetë, më rriti burri”, ka treguar ajo në një intervistë dhënë për WhyNot.

Ylli i hitit “Narcizoid” ndër tjerash ka shtuar se avokati me nam do të ishte opsioni i parë për këngëtaren edhe sikur të lindte përsëri.

- Advertisement -

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja”, ka përfunduar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit