7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Me shekuj, Serbia e kalltë ndaj territoreve të huaja, sidomos shqiptare/ Rusia po e pretendon një Serbi të madhe?!

Rekomandime

Kosova perballë 5 vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohurKosova si shteti me i ri brenda Evropës ,shtetësinë e së cilës e kanë njohur 23 nga 28vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka synime të qarta për integrim në BE. Dukepasur parasysh aspiratat e Kosovës për Bashkimin Evropian mos-njohjet të cilat kanë mëtepër rëndësi janë ato nga pesë vendet anëtare të këtij organizmi: Qipro, Greqia,Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

‘’Kjo për vet faktin se grupi kriminal i serbëve në Veri i sanksionuar nga SHBA, në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, janë në shërbim të plotë të Serbisë së “madhe” dhe dirigjohen drejtpërsëdrejti nga ministri i informatave të Sllobodan Millosheviqit, krimineli Aleksandër Vuçiq”

- Advertisement -

Siç u bë e ditur se,Javë më parë, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i futi në “listën e zezë” Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin.Arsyeja se pse këtë persona janë shpallur “non grata” është lidhshmëria e tyre me skema të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Por, kërkesat janë që në këtë listë të futet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas ,vet faktin se grupi kriminal i serbëve në Veri i sanksionuar nga SHBA, në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, janë në shërbim të plotë të Serbisë së “madhe” dhe dirigjohen drejtpërsëdrejti nga ministri i informatave të Sllobodan Millosheviqit, krimineli Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Në rajon Serbia ka dalë tashmë hapur me idenë e krijimit të ‘Botës serbe’ (Srpski Svet), që mund të quhet një rietiketim i projektit të Serbisë së Madhe”.Kosova njëjtë si Bosnja, kërcënohet drejtpërsëdrejti, nga koketimet ruso serbe, sidomos nga përzierjet dhe ngritja e tensioneve në veri.

Qëllimi i Rusisë është të rrisë tensionet në Ballkan në mënyrë që të mund të pozicionohet si i vetmi ndërmjetës dhe garantues rajonal i sigurisë, dhe në të njëjtën kohë ajo dëshiron të tregojë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë partnerë të besueshëm për asnjë nga vendet e Ballkanit, shkruan portali amerikan Foreign Affairs.

- Advertisement -

Ky medium shkruan se atmosfera më shpërthyese në Ballkan është në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe se presidenti rus Vladimir Putin po përdor ish-republikat jugosllave si fushëbetejën e radhës për të dobësuar NATO-n dhe BE-në.

“Edhe pse popullsia e Kosovës është më shumë se 90 për qind shqiptare, serbët e shohin vendin si atdheun e lashtë të vendeve më të shenjta të Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në tekst, duke theksuar se Kremlini po përdor Kishën Ortodokse Serbe për të “destabilizuar vendin dhe rajonin”.

Ngjashëm me strategjinë e Kremlinit në Kaukaz, qëllimi i Rusisë në Ballkan është të rrisë tensionet në mënyrë që të mund të pozicionohet si ndërmjetësi dhe garantuesi i vetëm rajonal i sigurisë.

Kosova si shteti me i ri brenda Evropës ,shtetësinë e së cilës e kanë njohur 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka synime të qarta për integrim në BE. Duke pasur parasysh aspiratat e Kosovës për Bashkimin Evropian mos-njohjet të cilat kanë më tepër rëndësi janë ato nga pesë vendet anëtare të këtij organizmi: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Përkundër që BE-ja synon të ketë politika funksionale të jashtme dhe të sigurisë, Kosova po has në vështirësi të mëdha në procesin e integrimit. Pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, kanë ndikuar që Kosova të ngec në procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian 3. Përvojat e Kosovës me Bashkimin Evropian na bëjnë me dije se në fakt procesi drejt integrimit ka komponentë politike shumë më të fuqishme se sa ato teknike, e që rezultojnë nga mosnjohja e pesë anëtareve të saj. Për këtë arsye domosdoshmerisht theksohet nevoja e përafrimit me 5-shen që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës në mënyrë që të na mundësohet rrugëtimi tradicional, në vend të sui generis, drejtë anëtarësisë në BE . Nërrugëtimin e saj drejt BE-së Kosova është në procesin e stabilizim asociimit. Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën duke i hapur kështu rrugën marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës e cila mund të lidhë këtë marreveshje.

Megjithatë, deri tash, këto shpresa nuk janë realizuar. Qytetarët e Kosovës janë më të izoluar tani, në kuptimin e kushteve për viza, sesa në cilëndo periudhë të gjysmë-shekullit të fundit. Kosova mbetet një prej vendeve më të izoluara në botë. Një mënyrë për matjen e masës së këtij izolimi është duke shikuar numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtojnë pa viza bartësit e pasaportave kosovare. Pasaporta e re e Kosovës, që u lëshua për herë të parë nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2008, është aktualisht një prej dokumenteve të udhëtimit më së paku të dobishme që është prodhuar ndonjëherë.

Pronarët e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë në vetëm 5 vende pa vizë: tek fqinjët Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, Turqia dhe Haiti. Qytetarët e Kosovës janë më të izoluar. Tani, në kuptimin e kushteve për viza, sesa në cilëndo periudhë të gjysmë-shekullit të fundit.

Kosova mbetet një prej vendeve më të izoluara në botë.Një mënyrë për matjen e masës së këtij izolimi është duke shikuar numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtojnë pa viza bartësit e pasaportave kosovare. Pasaporta e re e Kosovës, qëu lëshua për herë të parë nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2008, është aktualisht njëprej dokumenteve të udhëtimit më së paku të dobishme që është prodhuar ndonjëherë.Pronarët e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë në vetëm 5 vende pa vizë: tek fqinjët

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, Turqia dhe Haiti.

Rama e quan Veliajn vëlla, e falënderon për mikpritjen

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, biseduan bashkëpunimin mes dy qyteteve.

Rama pranoi nga Veliaj “Çelësin e Qytetit”,që do thotë Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të jenë kpje e Ramës dhe Veliut

Kreu i Prishtinës e ka falënderuar homologun e tij shqiptar për mikpritjen, duke i thënë se mezi pret vizitën e tij në Prishtinë.

“Të Faleminderit për mikpritjen miku e vëllau im Erion Veliaj. Dy Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra dhe do të hecim së bashku në zhvillimin dhe modernizimin e tyre për të mirën e qytetarëve tanë si dhe vendeve tona! Menxi pres të iu kthej mikpritjen tuaj!

Konflikti Basha-Berisha, Bushati: Rama aktiv në përçarjen e opozitës, përkrah Bashën si më të dobët

Edi Rama po ndihmon në përçarjen e Partisë Demokratike, tha në emision “Shock” Andi Bushati.

Sipas analistit, Lulzim Basha i është bashkuar “përçarjes” që synon Rama, me aktin e fundit që ka bërë, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

“Edi Rama ka qenë aktiv në përçarjen e opozitës dhe natyrisht i ka pëlqyer e fundit që ka bërë Basha, që iu bashkua skemës së përçarjes së opozitës duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar”, u shpreh Andi Bushati.

NGA: RAGIP GURAZIU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit