11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Përfundon takimi midis Thaçit dhe Hotit

Rekomandime

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen para nisjes për në Bruksel të kryeministrit Hoti i cili më 25 qershor do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

- Advertisement -

Nga Brukseli, Hoti do të udhëtojë për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.

Nëse në takimin e Washingtonit do të jetë fokus zhvillimi ekonomik, në Bruksel Hoti ka thënë se do të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër koronavirusit, për mbështetjen nga ana e KE-së për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit