8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Flet edhe Lajçak për arkivat e UÇK-së, tregon se çfarë i tha Bislimi

Rekomandime

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka folur para gazetarëve në ditën e fundit të vizitës në Kosovë lidhur me takimet që ka pasur me zyrtarët shtetërore. Lajçak tha se në takimin e fundit mes Bislimit dhe Petkoviqt që ka ngjallur interesim rreth temës së arkivave, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por arkiva shtetërore të Kosovës.

- Advertisement -

“Nuk ka pasur diskutime speficike për arkivat, ka pasur rikonfirmim se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti. Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkivë shtetërore të Kososvës”, tha Lajçak.

Ai refuzoj të komentoj deklaratën e kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

“Nuk do të komentoj në deklarata të askujt sepse jemi këtu të normalizojmë marrëdhniet dhe nuk bëj asnjë koment publik për këtë”, tha ai.

- Advertisement -

Diplomati sllovak tha poashtu se është e rrezikshme të flitet se kur do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

“Ne diskutuam për datat e mundshme të takimit të ardhshëm me zyrtarët shtetërorë të Kosovës për të cilat do t’i diskutoj edhe në Beograd. Është e rrezikshme të flitet për një afat kohor të arritjes së marrëveshjes, çfarë është e rëndësishme është se dy palët janë shprehur të gatshme për dialog”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit