5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

‘Adios’ Kosova, ikja masive drejt Kroacisë (Video)

Rekomandime

“Autobusët që dikur mbusheshin me njerëz që ktheheshin nëpër shtëpi nga puna, tani po largohen të stërmbushur me kosovarë për të gjetur punë larg shtëpisë”, kështu e fillon rrëfimin Afrimi derisa priste autobusin e linjës Prishtinë-Zagreb nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

- Advertisement -

Derisa ndizte një pas një cigaret dhe kryqëzonte duartë, autobusi i linjës së rregullt Prishtinë-Zagreb bëhej gati të nisej, pasi që ishte mbushur përplot me pasagjerë.

Për kosovarët që dëshirojnë të punojnë në shtetin bregdetar janë hapur me të madhe dyertë nga viti i kaluar, me ç’rast edhe Ambasada kroate në Prishtinë ka aprovuar mijëra viza pune deri më tani.

Për shkak të kërkesave të mëdha për të udhëtuar drejt Kroacisë, kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve kanë lëshuar linja të rregullta katër herë në javë.

- Advertisement -

“Deri më tani kam punuar me një autolarje në Kosovë, por tash e tutje do të punoj në Kroaci”, thotë Afrimi për portalin “Front Online”, derisa refuzon të dalë para kamerës.

Nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë thonë për “Front Online” se drejt Kroacisë më së shumti po udhëtojnë qytetarët e rajonit të Gjilanit, Prishtinës, por ka edhe nga Prizreni, pasi që disa autobusë nisen direkt nga Komuna e fundit.

- Advertisement -

“Vetëm të premten e kaluar janë nisur katër autobusë përplotë me pasagjerë nga Prishtinë, dy për Kroaci dhe dy për Slloveni. Largimi me këtë tempo ka nisur para 4 muajëve dhe nuk dihet se kur do të përfundoj”, shprehen punonjës nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Njëkohësisht, sipas tyre, shumë autobusë udhëtojnë edhe drejt Gjermanisë, ku ka rritje të numrit të pajisjeve me viza pune.

Derisa nga një zyre në Stacion të Autobusëve jepnin informata për numrin e qytetarëve që largohen nga Kosova me viza pune, pak metra më larg dëgjohej zëri i një të riu derisa thoshte se po shkon fillimisht vet në Kroaci, pastaj do të mundohet t’ua siguroj vizat edhe dy vëllezërve të tij.

Në mesin e personave që kishin prerë biletat për Kroaci, kishte edhe të tillë qe thoshin se atje po shkojnë me shumë dëshirë, dhe se kjo nuk ishte hera e parë që bëjnë të njejtën rrugë, me të njejtin qëllim, fitimin e disa parave më shumë.

“Edhe Shtatorja e Skenderbeut nga Prishtina ka me ik për Kroaci, as ju nuk keni vend perspektivë këtu”, kështu shprehej punonjësi i agjencionit të autobusëve derisa mbyllte dyertë dhe bëhej gati për t’u nisur./Front Online/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit