E besoni: Ky është kali që kushton më shumë se Messi e Ronaldo së bashku

0
108

Galileo është kali më i shtrenjtë në botë me një çmim të pabesueshëm

Ai merr pjesë në gara të shpejtësisë, dhe ka një vlerë prej plotë 200 milionë euro.

Ai jeton në Irlandë, dhe mediat e huaja po e krahasojnë vlerën e tij me futbollistët si Leo Messi e Cristiano Ronaldo.

Bazuar në “Transfermarkt” Leo Messi ka një vlerë 60 milionë euro, Cristiano Ronaldo 35 milionë, ndërsa kali Galileo vlerësohet me çmim prej 200 milionë euro nga pronarët e tij.

Galileo lindi në Irlandë më 30 mars 1998 dhe karriera e tij konkurruese ishte shumë e suksesshme: ai fitoi gjashtë garat e tij të para në nëntë muaj. Ai doli në pension pas humbjes së tij të vetme, në Breeder’s Cup Classic në Belmont Park në Nju Jork.

Ishte e vetmja herë që ndërronte barin me rërë. Ai fitoi çmime me vlerë 1.7 milionë euro. Babai i tij, Sadler’s Wells, dha më shumë se 2000 fitues dhe ishte më i suksesshmi në historinë britanike deri në mbërritjen e tij.

Kur ai hyri në prodhim në 2002, duke e prezantuar atë me një pelë u pagua me 50,000 £. Pesë vjet më vonë, arka e tij u rrit në 150,000 euro. Një dhimbje barku i rrezikoi jetën në vitin 2008, por nuk e pengoi atë të ishte kampion po atë vit, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019.