8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Adnan Hyseni kërkon ndihmë financiare për shërimin e 16-vjeçarit nga Peja

Rekomandime

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, ka kërkuar nga qytetarët ndihmë financiare për shërimin e Diellim Lajqit nga Peja.

- Advertisement -

Siç njofton Hyseni, 16-vjeçari nga Peja vuan nga shumë sëmundje që nga mosha 2-vjeçare.

Ai ka bërë të ditur se Diellim Lajqi duhet të trajtohet në Turqi, por që familjarët e tij nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për trajtim.

“Ta ndihmojmë dhe ta shpëtojmë jetën e 16-vjeçarit nga Peja, Diellim Lajqi, vuan nga shumë sëmundje që nga mosha 2-vjeçare. 38 mijë euro kërkohen për ta dërguar sa më urgjent për në një spital në Turqi”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Diellim Laqjin, mund ta bëjnë duke kontribuar në llogarinë bankare, e cila është në emër të nënës së tij, Zade Lajqi në TEB BANK – Pejë.

– IBAN: XK05 201500191764669

- Advertisement -

– SWIFT Code : TEBKXKPR

https://www.facebook.com/photo/?fbid=3921584427893273&set=a.354370847948000

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit