8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Adoleshent politik”, Isa Mustafa i përgjigjet Faton Pecit pasi e quajti “pensionist”

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar gjatë ditës së sotme ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili u deklarua për rezultatin e zgjedhjeve lokale duke përmendur edhe disfatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës ‘Guxo’.

Peci e ka quajtur Mustafën “pensionist”, duke thënë se sa ishte në krye të LDK-së, e kishte dërguar partinë në skaj të ekzistencës.

- Advertisement -

Tutje, Peci e ka akuzuar Mustafën se ka qenë gjithmonë në dispozicion të Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ajo ka pasur nevojë.

E për të gjitha këto fjalë e akuza, lajmi.net ka kontaktuar me Isa Mustafën, i cili ka thënë se i vjen keq që të lëshohet në nivelin e ministrit Peci, duke e cilësuar atë “adoleshent politik”.

“Më vjen keq të lëshohem në nivel të një adoleshenti politik, i cili mban pozitë ministri, i cili ka shfrytëzuar pozita në qeverinë kur unë isha kryeministër. Çfarë të thuash për njerëz që i ke përkrahur, e të cilët tani si xhon turq në VV sillen dhe komunikojnë me mungesë të edukatës elementare”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Tutje, ai ka thënë se vetë fakti që ministri Peci reagon në këtë mënyrë, flet për gjendjen e tij psikologjike dhe shpirtërore.

“Vet fakti që reagon në këtë mënyrë flet për gjendjen e tij psikologjike dhe shpirtërore. Unë nuk jam mjek që t’i ndihmoj”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Kujtojmë se në deklaratën e tij, ministri Faton Peci kishte thënë se është pikërisht Lista ‘Guxo’ që i kishte siguruar pensionimin politik Isa Mustafës, ndërsa këtë të fundit e ka akuzuar se ka qenë aksionar i shkatërrimit të partisë më të vjetër në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit