-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Adriana Matoshi i përgjigjet Labit pasi i ofroi ndihmë rreth shërimit

Rekomandime

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, të hënën ka njoftuar se do të operohet pasi i është kthyer pas nëntë vitesh tumori në tru. Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën.

- Advertisement -

Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, i është përgjigjur Matoshi Tahirit.

- Advertisement -

Labi sot ka shkruar se nëse është nevoja, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

“NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës. Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!”, ka shkruar Labi.

- Advertisement -

Përveç Labit, ndihmë ka ofruar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Ai ka shkruar se mund t’i ndihmojë Matoshit duke e dërguar për shërim jashtë vendit.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit