2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Adriatik Kelmendi i del në mbështetje shefit: Thotë se Veton Surroi duhet të bëhet Ministër i Jashtëm

Rekomandime

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, po ‘e propozon’ shefin e tij, publicistin Veton Surroi që të bëhet Ministër i Jashtëm i Kosovës. Sipas tij, më të denjë se ish-Shefi i Partisë Ora për këtë post, nuk ka, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se Surroi duhet të jetë i thirrur për këtë pozitë, sidomos në situatën në të cilët ndodhet Kosova aktualisht.

“Jo, pse jam në mediat e Grupit KOHA që prej vitit 1998.Jo, se e kam pasë shef dhe e kam mik. Dhe, pa pasë dert se mund të paragjykohem prej kësaj afërsie, për një gjë jam i bindur: Në situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe shqiptarët aktualisht, më të denjë dhe më të thirrur për postin e ministrit të Jashtëm se Veton Surroi nuk ka”, ka shkruar Kelemendi.

- Advertisement -

Sidoqoftë, se Veton Surroi mund të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, u fol edhe më herët.

Ndonëse jo zyrtarisht, u mësua se Vetëvendosje ka nisur përpjekjet për ta bërë Ministër të Jashtëm, dhe një gjë e tillë, duhet edhe të mendohet duke parë afërsinë që kanë këto dy palë.

Autori i njohur ka pasur një afërsi me VV’në prej kur kishte dështuar të kalonte pragun zgjedhor me partinë e tij ORA, në zgjedhjet që u mbajten në vitin 2007, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Rreth kësaj madje, nuk ka kohë që është deklaruar edhe vet duke dalë hapur pro fitores së partive opozitare VV dhe LDK.

“Jam në kontakte me parti të ndryshme, me të gjitha partitë jam në kontakt, me disa me shumë qef edhe për të nda mendime dhe për të shikuar se ku janë proceset, pozicionimi im është gjithmonë i njëjtë dhe prej kohësh i pandryshuar, aty ku edhe për çfarë mund të ndihmojë jam në dispozicion”, tha Surroi.

- Advertisement -

Sidoqoftë, se kush do të marrë postin e Shefit të Diplomacisë së Kosovës dhe postet e tjera të Qeverisë, shihet kur të formohet kjo e fundit.

Kujtojmë se formimi i institucioneve të reja dhe Qeverisë mund të marrë edhe më shumë kohë, me vendimin e sotëm të PZAP për të rinumëruar edhe rreth 1500 vendvotime të tjera, gjë e cila i jep mundësi NISMA’s të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit