6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Aeroplanët luftarakë amerikanë që fluturonin me 560 km/h, për një “fije floku” nuk janë përplasur me parashutistët britanikë

Rekomandime

Parashutistët ishin hedhur nga aeroplani dhe po binin në tokë me shpejtësi prej 190 kilometra në orë, dhe as që kishin menduar se nën këmbët e tyre po kalonin dy aeroplanë luftarakë F-35, transmeton Telegrafi.

Njëri nga parashutistët i ka filmuar me kamerë aeroplanët të cilën e kishte vendosur në helmetë, kurse videoja është përdorur për hetime.

Opinioni në Britani është shqetësuar për shkak të këtij incidenti që ka mundur të përfundojë me fatalitet, në veçanti se në këtë kohë shumë klube të parashutistëve praktikojnë hedhjen me parashutë.

- Advertisement -

Në raport thuhet se kontrolli ajror është dashur t’i informojë pilotët se parashutistët janë në ajër, kurse nga baza ajrore amerikane kanë bërë të ditur se pilotët vazhdimisht informohen për rreziqet që mund t’i hasin gjatë udhëtimit.

Megjithatë në raport nuk precizohet sesa metra kanë munguar që të vjen deri të përplasja mbi aeroportin Cheters.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit